![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Marrëveshja për dokumentet e identifikimit, DASH: Blinken e sheh si një hap të rëndësishëm përpara në procesin e dialogut
![Marrëveshja për dokumentet e identifikimit, DASH: Blinken e sheh si një hap të rëndësishëm përpara në procesin e dialogut](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/31/auto_https___cdn.cnn_.com_cnnnext_dam_assets_220504155032-blinken-ceremony-05021661936294.jpg)
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken e konsideron një “hap të rëndësishëm përpara” përparimin e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.
Kështu ka thënë zëdhënësi kryesor i DASH, Vedant Patel, duke shtuar se Blinken “ka qenë i afërt” me zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë të ndërmjetësuar nga BE.
“Sekretari i Shtetit beson se dialogu është mjeti më i mirë në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të arritur një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” dhe “normalizimin e marrëdhënieve” të përqendruara rreth “njohjes reciproke”, tha Petel për Pavlovic Today.
Patel shtoi se SHBA-të, me përkushtimin e Kurtit dhe Vuçiq dhe “punën e palodhur” të përfaqësuesit special të BE-së “do të gjejnë një mënyrë për të ecur përpara në mënyrë paqësore”.
Marrëveshja për dokumentet u arrit të shtunën pas insistimit të ndërkombëtarëve për të shmangur tensionet që shpërthyen më 31 korrik në veri të Kosovës. Qytetarë të shumtë serbë kishin vendosur barrikada në pikat e kalimit kufitar në Jarinje dhe Bërnjak për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë për zbatimin e masës së reciprocitetit.
(Kosova Sot Online)