Kastrati: Kadri Rahimaj zbatoje vendimin për reformën në arsim, ose do të ndjek penalisht

  • E /
  • 31 August 2022 - 19:21
Kastrati: Kadri Rahimaj zbatoje vendimin për reformën në arsim, ose do të ndjek penalisht

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka kërkuar nga kryetari aktual Kadri Rahimaj që ta zbatojë vendimin për reformën e arsimit, pasi Gjykata Supreme i dha të drejtë Kastratit.

Ai ka kërkuar që të zbatohet ky vendim përndryshe paralajmëron që do ta ndjek penalisht, Kadri Rahimajn.

Këtë paralajmërim, Kastrati e bëri përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagaci mund ta ketë edhe mbështetjen e mbretit, por sipas tij, askush në Kosovë nuk është mbi ligjin dhe parimet e demokracisë.

“Shantazhi, kërcënimet e gjithë presioni i ushtruar mbi qytetarët e Kamenicës sfidoi një proces i cili ishte i domosdoshëm dhe i drejtë. E prapëseprapë, vendimi i sotëm i Gjykatës Supreme e dëshmon që reforma në arsim duhet të vazhdojë. Ministrja e Arsimit mund ta ketë edhe mbështetjen e mbretit por askush në Kosovë nuk eshte mbi ligjin dhe parimet e demokracisë.

Këta flasin për PISA por të vetmen iniciativë serioze që adresonte problemin e kualitetit në arsim tentuan ta pengojnë me çdo kusht. E ftoj Kryetarin e Komunës së Kamenicës ta zbatojë vendimin. Në të kundërtën do të detyrohem ta ndjek penalisht”, shkroi Kastrati.

(Kosova Sot Online)