Nuk ndalen rastet e dhunës: Policia intervenon në një familje në Prishtinë, burri rrahu gruan dhe vajzën

  • G.g /
  • 01 September 2022 - 08:49
Nuk ndalen rastet e dhunës: Policia intervenon në një familje në Prishtinë, burri rrahu gruan dhe vajzën

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur të shtunën në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja e ka denoncuar bashkëshortin, i cili sipas saj në mënyrë sistematike po ushtron dhunë fizike dhe psikike, duke i shkaktuar shqetësim dhe frikë asaj dhe vajzës, e cila u përfshi në rastin e fundit.

Dhunën që po përjeton sipas saj po vjen si pasojë e konsumimit të alkoolit nga burri i saj.

Si rezultat i raportimit, njësitet policore janë vënë në lëvizje dhe kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, i cili ka qenë në gjendje të dehur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të ndalohet i dyshuari dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

(Kosova Sot Online)