Raporti: Trump krenohej që dinte për jetën s*ksuale të Macronit

  • G.g /
  • 01 September 2022 - 09:08
Raporti: Trump krenohej që dinte për jetën s*ksuale të Macronit

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump për vite me radhë është mburrur para bashkëpunëtorëve të ngushtë se ai dinte detaje të paligjshme për jetën seksuale të presidentit francez Emmanuel Macron, të nxjerra nga informimet e “inteligjencës”, raportoi Rolling Stone të hënën vonë, duke cituar “dy persona me njohuri për këtë çështje”.

Çështja është kthyer sërish në qendër të vëmendjes pas bastisjes së FBI-së në shtëpinë e Trump-it në Mar-a-Lago, gjatë së cilës autoritetet konfiskuan dokumente të ndjeshme, duke përfshirë një të titulluar “info re: Presidenti i Francës”.

Nuk dihet nëse dokumenti në fjalë përmbante detaje për jetën personale të Macron. Rolling Stone gjithashtu nuk ka konfirmuar nëse informacioni i sekuestruar në lidhje me Macron ishte i klasifikuar apo burim nga inteligjenca amerikane. Por revista tha se “zbulimi i thjeshtë i ekzistencës së [dokumentit] shkaktoi një acarim transatlantik”, raporton Politico, transmeton Express.

Zyrtarët francezë dhe amerikanë aktualisht po përpiqen të kuptojnë se çfarë kishte Trump për Macron dhe qeverinë e Francës dhe të vlerësojnë nëse ka pasur një shkelje të rëndësishme të sigurisë kombëtare, raportoi Rolling Stone, duke cituar “dy burime të tjera të njohura me situatën”.

“Ne nuk do të komentojmë mbi procedurat gjyqësore në një vend të huaj – në këtë rast Shtetet e Bashkuara,” tha një zyrtar i Elysee në Paris.

Trump ka një histori të gjatë të nënkuptimit se ai di informacione inkriminuese për njerëzit përreth tij – nga miqtë tek kundërshtarët politikë e deri te zyrtarët qeveritarë. 

(Kosova Sot Online)