Akuzon mjekët për vdekjen e familjarit në një spital privat në Prishtinë
Një burrë ka njoftuar policinë se familjari i tij ka vdekur në një spital privat në Veternik, ku ishte duke u trajtuar.
Sipas ankuesit, ai dyshon se vdekja ka ardhur si rezultat i trajtimit jo të duhur mjekësor.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)