
Lexoni edhe:
Në pikën kufitare Kosovë Serbi në Merdare policia serbe e bllokon kufirin, dy orë pritje nga qytetarët
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë.
Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook”, kritikon promovimin e panairit në Beograd ku thotë se panairi në Kosovë po dënohet me mungesë rryme.
Shkrimi i plotë:
Kosova ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhim të verërave.
Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë.
Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme, duke pamundësuar funksionimin normal.
Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon, e që nesër si dhe çdo vit është nikoqir i “Hardh Fest”.
Përkrahja e vreshtarëve tonë promovon punën e tyre dhe Kosovën në gjithë botën.
(Kosova Sot Online)