Lexoni edhe:
Veturës me targa RKS në Kroaci i shkruhet “Kosova është Serbi”
Klasa e shkollës fillore “Hasan Prishtina” në fshatin Busavatë të Komunës së Kamenicës, e cila mbanë emrin e Ministres së Arsimit Arbërie Nagavci, nuk përfillën thirrjen e ministres që mësimi të fillojë të mbahet më 1 shtator.
Mësuesit e kësaj shkolle iu bashkuan grevës, mirëpo, drejtori i kësaj Mefail Maliqi nuk po pajtohet me vendimin e stafit të tij që iu bashkëngjitën grevës.
Veturës me targa RKS në Kroaci i shkruhet “Kosova është Serbi”Lexoni edhe:
“Mjaft u bë me këtë nxënës, që katër vite 1 shtatori për ta nuk është i buzëqeshur. Që katër vite këta nxënës të kësaj shkolle maltertohen. Unë jam i mendimit, bashkë me Këshillin e Prindërve që mësimi duhet filluar”, tha Maliqi.
Kujtojmë që greva në arsim po vazhdon dhe nga SBASHK-u thonë se ajo do të zgjasë në gjithë Kosovën derisa Qeveria të bën zgjidhjen e kërkesave.
(Kosova Sot Online)