Edi Rama e sheh Chris Hillin në Beograd: Kujdes nga amerikani, i kupton edhe gjuhët tona
Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për një vizitë në Serbi ku po merr pjesë në kuadër të samitit të radhës të “Open Balkan”.
Në organizimin e mbajtur sot ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.
Rama prezencën e Hill e ka konvertuar si përkrahje për iniciativën, duke thënë se prezenca amerikane aty heq dyshimet.
Derisa ka bërë edhe pak shaka, duke thënë se kujdes me ambasadorin amerikan, meqë ai kupton edhe gjuhën shqipe.
“Jam shumë i lumtur ta shoh përballë ambasadorin Christopher Hill i cili si të gjithë amerikanët e suksesshëm që vijnë në këtë rajon di edhe gjuhën e tij edhe gjuhën tonë. Prandaj kur flisni në prani të tyre, bëni kujdes se na kuptojnë jo vetëm anglisht por edhe ku flasim në gjuhën tonë”, ka deklaruar Rama gjatë fjalës së tij.
(Kosova Sot Online)