Qeveria i bllokoi rrogat, protestojnë punëtorët shëndetësorë
Para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë 15 minuta kanë protestuar punëtorët shëndetësorë si shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave.
Qeveria ka bllokuar pagat, pasi nuk i janë dorëzuar listat e punonjësve që po mbajnë grevë.
Kryetari i Shoqatës Sindikale të QKMF-së në Prishtinë, Sherif Makolli tha se kjo protestë ka ardhur si rezultat i indinjatës së tyre pas mosekzekutimit të pagave.
Sherifi tha se nuk e dinë arsyen e mospagesave të pagave të tyre ndonëse dje kanë tentuar të marrin përgjigje.
Ai tha se punëtorët shëndetësor nuk kanë qenë në grevë.
Sherifi tha se kjo protestë nuk e ka penguar mbarëvajtjen e punës pasi që është organizuar në orarin e pauzës.
(Kosova Sot Online)