Naim Miftari na prezanton me tri tradhtitë e mëdha të Hashim Thaçit që ia bëri Kosovës
Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka përmendur tri tradhti që i janë bërë Kosovës nga ish-presidenti Hashim Thaçi.
Siaps tij, e para është çarmatosja e UÇK-së.
E dyta ai thotë se është pastrimi etnik i Mitrovicës veriore, ku janë dëbuar dhe vra dhjetëra shqiptarë në vitin 2000.
Miftari ka përmendur edhe rastin e tretë që sipas tij është kur është bërë marrëveshja që FSK-ja të mos jetë prezente në veri.
Reagimi i plotë:
Tradhtia e parë e dokumentuar, çarmatosja e UÇK-së, qershor 1999 marrëveshja K90.
Vazhdimi i tradhtisë së dytë, përgaditja e terenit pas pastrimit etnik të veriut dëbimit, vrasjeve të shqiptarëve në Mitrovicë me 02. 02. 2000 për të ia dhanë de fakto e de jure Serbisë veriun e Kosovës.
Marrëveshje private 19. 04. 2013 ndalesa e FSK-së të jetë prezente në veriun e Kosovës!
Kosova nuk është shtet normal, as nuk ka prokurori e gjyqësi që e mbron interesin e shtetit se me këtë tradhti ndaj Kosoves, këtë shkelje të kushtetutes dikush është dashur m’u përgjigj për tradhti!
Në Kosovë nëse do me qenë njeri i pa prekshëm dhe i ‘respektushëm’ bënu kriminel, hajn dhe tradhtar i madh!
(Kosova Sot Online)