Një i vdekur dhe 73 raste të reja me coronavirus
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 73 raste të reja me coronavirus, nga 555 testime të bëra.
MSH njofton se në këtë periudhë raportuese është shënuar një rast i vdekjes.
Të vaksinuar brenda 24 orëve janë 33, ndërkaq në total janë administruar 1,835,650.
(Kosova Sot Online)