Vdes burri që u përfshi në një aksident 10 ditë më parë në Jezerc
Një aksident ka ndodhur më 25 gusht në Jezerc të Ferizajt dhe si pasojë një person është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Policia njofton, se fatkeqësisht i lënduari ka vdekur dje.
Sipas raportit, viktima është mashkull dhe trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Raporti i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Jezerc, Ferizaj 25.08.2022 – 17:10 Në lidhje me rastin më 03.09.2022 gjersa ishte në tretman mjekësorë në QKUK si pasoj e lëndimeve të marra në aksident trafiku, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion
(Kosova Sot Online)