Lexoni edhe:
Ferizaj, voziti mbi 140 km/h mbi shpejtësinë e lejuar, gjobitet me 300 euro dhe i merret patentë shoferi
Pas konferencës për media, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ia mësyen kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, për t’i dorëzuar dokumentin për vetingun.
Në takim, vetingu u konsiderua si një proces i cili do t’i ndihmojë shumë drejtësisë.
Është më të vërtetë shumë proces i rëndësishëm për shtetin tonë. Është një nevojë bazike e qytetarëve të Kosovës” tha Konjufca, duke thënë se vetingu është një nevojë e kahmotshme për drejtësinë.
Dritën e gjelbër, vetingu e mori edhe nga grupet parlamentare, të cilat, sipas ministres Haxhiu, e kanë përkrahur këtë proces të miratuar nga Komisioni i Venecias.
(Kosova Sot Online)