Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot
Në rastin e vdekjes së humanistes së shquar shqiptare, Nëna Tereza, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri, Allbin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca – do të bëjnë homazhe te statuja e humanistes.
Ndërsa, zëvëndëskryeministri, Besnik Bislimi do ta vizitojë Luginën e Preshevës.
Këto janë ngjarjet e ditës së sotme.
08:30
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëjnë homazhe te shtatorja e Nënë Terezë në Prishtinë. (Sheshi Nëna Terezë, Prishtinë)
09:30
Presidentja Osmani bashkë me Kryeministrin Kurti, vizitojnë Shtëpinë Muze të Nënë Terezës në Prizren. (Prizren)
10:30 – 17:30
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.
Agjenda:
10:30 – Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar;
11:15 – Takim me deputetin Shaip Kamberi;
12:00 – Takim me krerët e Komunës së Bujanocit;
12:45 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ – Tërnoc;
14:50 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ – Preshevë;
15:00 – Drekë Pune me liderët politikë të Preshevës;
17:30 – Takim me Shoqata, Biznese dhe Personalitete të Shquara – Hotel “Rozafa”, Bujanoc.
10:30
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban konferenë për medie, lidhur me deklaratat e kryeministrit Kurti dhe të ministres së Drejtesisë për punën e sistemit gjyqësor. (Ndërtesa e KGjK-së, Rr. “Luan Haradinaj”)
10:30
Përfaqësues të Universitetit Zug nga Zvicra vizitojnë Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ku do të takohen me rektorin Bajram Kosumu. (Objekit i Universitit të Gjilanit)
12:00
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj vazhdojnë protesten kundër dhunës ndaj vajzave. (Para ndërtesës së Qeverisë).
13:00
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve nga Shkupi në bashkëpunim me revistën “Drita” organizon Ekspozitën me titull “E kam në zemër popullin tem shqiptar”. (Hapësirat e Bogdanopolisit në Katedralen e Kosovës)
13:30
Biblioteka Kombëtare e Kosovës mban ceremoninë e hapjes së Javës së Bibliotekës në Kosovë. (Biblioteka Kombëtare).
(Kosova Sot Online)