E dhimbshme: Mërgimtarit i përkeqësohet gjendja në mes të rrugës, humb jetën në QKUK
Një rast i rëndë ka ndodhur në një familje në Vushtrri, të dielën në orët e mbrëmjes. Familjari i tyre nga Kanda, humbi jetën në QKUK, pasi u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore..
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se i ndjeri ishte gjetur në fshatin Milloshevë të Obiliqit, bashkë me gruan e tij dhe në gjendje të keqe ishte dërguar në QKMF-në e Obiliqit, e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare.
Por në orët e mbrëmjes, përkundër intervenimit të mjekëve, viktima nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka vdekur në QKUK.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia dhe kanë njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “vdekje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
(Kosova Sot Online)