Tjetër protestë në Prishtinë për rastin e 11 vjeçares

  • G.g /
  • 05 September 2022 - 13:18
Tjetër protestë në Prishtinë për rastin e 11 vjeçares

Gjatë ditës së sotme është organizuar një tjetër protestë para Qeverisë së Kosovës për rastin e 11 vjeçares.

Protesta është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj dhe ka filluar nga ora 12:00.

“ Çika e Gra jemi krahë për krahë”, “Gra armatosuni”, “Çika e Gra merrni nga një sprejë në çantë”, “Shteti i ka duart me gjakun e grave” janë disa nga thirrjet që kanë bërë protestuesit drejt Qeverisë së Kosovës.

Javën e kaluar ishte organizuar një protestë për të njëjtën çështje, poqë mblodhi mijëra qytetarë. 

(Kosova Sot Online)