Erdogan nesër në Beograd, do të takohet me Vuçiqin
Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, nesër do ta vizitojë Beogradin, në një vizitë zyrtare.
Ai do të qëndrojë për dy ditë në Serbi, raporton Tanjug.
Do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Pritet të diskutohen një mori çështjes duke përfshirë edhe dialogun Kosovë-Serbi.
(Kosova Sot Online)