Përfundon për të vazhduar sërish protesta kundër dhunës ndaj vajzave

  • E /
  • 05 September 2022 - 17:11
Përfundon për të vazhduar sërish protesta kundër dhunës ndaj vajzave

Ka përfunduar protesta e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj kundër dhunës ndaj vajzave.

Protesta nisi para ndërtesës së Qevrisë së Kosovës dhe më pas u zhvendos pranë Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ku u kërkua shkarkimi kryeprokurorit, Kujtim Munishi.

Kujtojmë se kjo është protesta e dytë e thirrur nga KMVF pas rastit të dhunimit të një vajze 11 vjeçare nga pesë persona në Prishtinë.

Protesta përfundoi sot për të vazhduar një ditë tjetër.

(Kosova Sot Online)