Lexoni edhe:
Sveçla: Asnjë veturë me targa ilegale s’mund të qarkullojë pas 31 tetorit në Kosovë
Një burrë është vrarë nga krokodili kur hyri në liqenin e një lagune, ku njerëzit ishin mbledhur të shihnin breshkat e vogla që notonin për herë të parë.
Moment e tmerrit ndodhën në lagunën Carpenters në qytetin meksikan të Tampico, ku të pranishmit regjistruan me kamera predatorin gjigant që kapi në nofullat e tij trupin e pushuesit fatkeq.
Policia vendore tha se viktima, i cili nuk është identifikuar publikisht, nuk i kishte dhënë rëndësi disa tabelave të vendosura në lagunë që këshillonin njerëzit të mos hynin në ujë prej rrezikut të krokodilëve.
Sveçla: Asnjë veturë me targa ilegale s’mund të qarkullojë pas 31 tetorit në KosovëLexoni edhe:
Krokodili shihet në pamjet e regjistruara që tërheq trupin gjysmë të zhveshur në ujërat e qeta, dhe më pas zhduket nën sipërfaqe.
Autoritetet ishin thirrur në incidentin e 18 gushtit dhe kishin gjetur kafshën në kanalizimet e qytezës së Volantin, sipas rrjetit meksikan Proceso.
Pas disa orë përpjekjesh punonjësit lidhën me lak gojën e krokodilit dhe e ngritën atë në sipërfaqe duke e shpëtuar.
Pranë tij ishte dhe trupi gjysmë i ngrënë i viktimës rreth 30 vjeçare.
Dy javë më herët një sulm i ngjashëm krokodili kishte ndodhur në qytezën meksikane të Altamira, disa kilometra më në veri.
Babai i saj Fernando Martínez kishte luftuar heroikisht me bishën për rreth 25 minuta duke arritur ta shpëtonte.
Ai tha për rrjetin vendas Tamaulipas Express: “Luftova me krokodilin për 25 minuta, ai e futi disa herë time bijë në ujë duke u përpjekur ta zhyste.”
Një burrë është vrarë nga krokodili kur hyri në liqenin e një lagune, ku njerëzit ishin mbledhur të shihnin breshkat e vogla
Moment e tmerrit ndodhën në lagunën Carpenters në qytetin meksikan të Tampico, ku të pranishmit regjistruan me kamera predatorin
Autoritetet ishin thirrur në incidentin e 18 gushtit dhe kishin gjetur kafshën në kanalizimet e qytezës së Volantin
Pas disa orë përpjekjesh punonjësit lidhën me lak gojën e krokodilit dhe e ngritën atë në sipërfaqe duke e shpëtuar.
(Kosova Sot Online)