Lexoni edhe:
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për tentim sulmin ndaj Rrahman Jasharajt
Shahe Lika gruaja e cila i dha fund jetws duke u vetwvrur dhunohej prej vitesh nga burri i saj Shefqet Lika. Mësohet se çifti ka pasur konflikte të shumta prej shumë vitesh, ndërsa bashkëshorti ka ushtruar dhunë sistematike ndaj saj. Në javët e fundit Abcnews.al mëson se ajo ishte larguar nga banesa dhe kishte jetuar tek e motra. Në banesën e burrit ishte kthyer një ditë para se të merrte vendimin për t’u vetëflijuar. Për shkak të dhunës dhe konflikteve dyshohet se gruaja shkoi drejt vetëvarjes, Shefqet Lika ka qenë i alkoolizuar prej vitesh. Fëmijët e tyre jetojnë jashtë vendit, ndërsa raportohet se pas mbërritjes të hënën kanë pasur debat me familjarët e babait.
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për tentim sulmin ndaj Rrahman JasharajtLexoni edhe:
56-vjeçari Shefqet Lika, u arrestua për fshehjen e vetëvrasjes së bashkëshortes së tij. Ai ka thënë para policisë se nuk e ka raportuar për vetëvrasje pasi ka pasur frikë se nuk do ta besonin familjarët e të ndjerës.
Lika tha se prej kohësh ata e kanë akuzuar për dhunën që ushtronte nga gruas dhe se familjarët e saj herë pas here e kishin paralajmëruar se do ta denonconin. Por, situata i doli nga kontrolli 56-vjeçarit pasi familjarët e gruas tashmë të vetëvarur patën dyshime dhe kërkuan ekspertizë të trupit të pajetë. Pas ekspertizës rezultoi se 55-vjeçarja ishte vetëvarur. Shefqet Lika akuzohet për dy vepra penale, shkaktim të vetëvrasjes dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Media ka përcjellë më herët se si e fshehu krimin 56 vjeçari i cili u zbulua nga vëllezërit e të ndjerës. Media ka mësuar se kemi të bëjmë me episode të vazhdueshme dhune nga ana e bashkëshortit kundrejt të ndjerës.
“Ka 30 vjet që ha bukë e gjak ajo e shkreta”, tha dëshmitarja.
Ashtu si policia e cila ndaj 56 vjeçarit ka ngritur akuzat “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, edhe të afërmit dyshojnë se ai e ka detyruar të varë veten të ndjerën. Ai ka bërë çdo përpjekje që vdekja e gruas te të afërmit të shihet si natyrale por është zbuluar në ditën e funeralit mëson media. Kanë qenë vëllezërit e të ndjerës ata që kana hapur arkivolin dhe kanë parë shenjat në qafë. Menjëherë më pas kanë lajmëruar policinë.
“Për fat të keq ajo grua u vra nga dora e burrit që ushtronte dhunë ndaj saj prej sa e sa vitesh. Vëllezërit e saj gjatë varrimit kanë hapur arkivolin dhe kanë parë shenjat në qafë dhe kanë lajmëruar poilicinë. Si shkaktar është arrestuar burri i saj”, tha ajo për medien.
Madje një tjetër dëshmitar shprehet se bashkëshorti kishte paguar edhe morgun që të plotësonte letrat sikur ishte vetëvrarë.
“Burri i të ndjerës kishte paguar morgun që të plotësojë letrat sikur është vetërarë. E tmerrshme çfarë o ndodh në atë vend”, shton ai.
(Kosova Sot Online )