Motrat mësimdhënëse nga Gjilani nuk e përfillin grevën, i hapin dyert e shkollës për nxënësit e tyre

  • E /
  • 06 September 2022 - 20:45
Motrat mësimdhënëse nga Gjilani nuk e përfillin grevën, i hapin dyert e shkollës për nxënësit e tyre

Qantat i kanë lanë para derës së shkollës. Nxënësit e shkollës “Nazim Hikmet” në Miresh të Gjilanit, minutat e fundit para se të fillojë mësimi po i shfrytëzojnë për të luajtur me njëri-tjetrin.

Rikthimi në shkollë është i veçantë për ta.

Rutinën e njëjtë nuk e kanë nxënësit e tjerë në Kosovë, të cilët nuk iu kanë kthyer bankave shkollore për shkak të grevës.

Dallimin e kanë bërë dy mësimdhënëset e kësaj shkolle, të cilat janë motra mes vete.

Arta dhe Teuta Selishta i pritën kështu nxënësit gjatë të martës.

E kjo është arsyeja që mësimdhënëset kanë vendosur të mos i bashkohen grevës.

Mirëpo jo të gjithë nxënësit patën fatin e njëjtë. Në këtë shkollë kishte edhe prej atyre që u kthyen të zhgënjyer në shtëpi.

Drejtori i shkollës, Fadil Shabani thotë se janë të gatshëm t’i rikthehen punës.

Në paraditen e së martës në shkollën “Nazim Hikmet” u paraqitën edhe mësimdhënës të tjerë, mirëpo vetëm për grevë.

(Kosova Sot Online)