Lexoni edhe:
Përfundimisht jo "Ballkani i Hapur", është vetëm një shaka pijanecësh serbo-shqipfolës
Në një klasë në shkollën “Hasan Prishtina” në Tërpezë të Malishevës po zhvillohet ora mësimore.
Mësuesi Rexhep Krasniqi ka vendosur që të mbajë mësim dhe të mos i kthejë nxënësit e klasës së parë, mbrapa.
Përfundimisht jo "Ballkani i Hapur", është vetëm një shaka pijanecësh serbo-shqipfolësLexoni edhe:
Sipas tij, ata e kanë vendin në shkollë.
Të lumtur që gjenden në shkollë shprehen edhe fëmijët.
Mirëpo, ata mësimin u desh ta linin më herët, për shkak se mësuesja e tyre e anglishtes ishte në grevë. E bashkë me të edhe i gjithë stafi tjetër i kësaj shkolle.
Edhe në gjimnazin “Hamdi Berisha” gjendja është e njëjtë. Stafi mësimor gjendet në shkollë, por vetëm për grevë, e jo për mësim.
Ata kanë një adresë se kush mban përgjegjësi për situatën e krijuar.
Rreth 1400 nxënës të shkollës “Hamdi Berisha” në Malishevë nuk po e vazhdojnë mësimin për shkak të grevës.
(Kosova Sot Online)