Lexoni edhe:
Nesër vijnë në Prishtinë këshilltarët e Scholzit e Macronit, Kurti refuzon të tregojë se çfarë pret: Më falni…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Podujevë.
Pas vënies së gurthemelit në një shkollë të re në fshatin Llugë, ai ka prerë edhe shiritin e hapjes së sallës së Edukatës Fizike në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Batllavë të Podujevës.
Si rrallë herë kryeministri është parë duke luajtur pak me fëmijët dhe ta pranishmit.
Ata kanë hedhur paksa një top futbolli, duke u munduar ta bëjnë më atraktive këtë vizitë të tij në Podujevë, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
(Kosova Sot Online)