Lexoni edhe:
Haxhiu e çon në Prokurori raportin e Inspektoratit për Rastin Dehari – flet për “falsifikime dhe manipulim provash”
Të enjten në orën 10:00 do të mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës në sesionin vjeshtor. Kështu u vendos të hënën në një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit.
Në këtë seancë do të diskutohet për grevën e mësimdhënësve dhe grevën e punëtorëve tjerë të sektorit publik.
Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se në rend dite, përveç miratimit të procesverbaleve, deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, të enjten do të shqyrtohen edhe tri projektligje të Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me FSK-në.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së tha se “nuk ka se si të fillojë ndryshe ky sesion vjeshtor parlamentar pa një debat për grevat”.
Nxënësit vazhdojnë të jenë jashtë bankave të shkollës, sipas Tahirit, për shkak të kryneçësisë së kryeministrit Albin Kurti.
“Ne shpresojmë që deri ditën e njtë të gjendet një zgjidhje dhe të mos ketë fare nevojë për debat parlamentar”, tha ai.
(Kosova Sot Online)