Lexoni edhe:
Fëmija nga Lipjani rrëzohet nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë, pëson lëndime të rënda trupore
Një burrë në Skënderaj është dërguar mbrëmë për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai dyshon se gruaja e tij i kishye hedhur diçka të dëmshshme në ushqim.
Përmes një raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti shkon në procedurë të rregullt.
“NDOTJA E ARTIKUJVE, USHQIMORE QË PËRDORET NGA NJERËZIT APO NGA KAFSHËT- Skenderaj 11.09.2022 – 19:00. Viktima mashkull kosovar fillimisht është trajtuar në QKMF e më pas është dërguar në QKUK për tretman. Viktima dyshon se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare i kishte hedhur diçka të dëmshme në ushqim. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)