
Lexoni edhe:
Jasharaj flet për takimin me Kurtin: S’kemi arritur marrëveshje
Florent Ukaj, djali i ish-deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj, ka reaguar për herë të parë pas lajmit për arrestimin e tij gjatë ditës së djeshme.
Përmes rrjetit Facebook, Ukaj ka shkruar se si drejtor i klubit KF Pirana, pas përfundimit të ndeshjes së djeshme, duke e festuar fitoren kishte ndërhyrë në një tollovi që ishte krijuar mes tifozëve dhe pjesëmarrësve.
Jasharaj flet për takimin me Kurtin: S’kemi arritur marrëveshjeLexoni edhe:
Ai shton se nuk është përleshur e as nuk ka pasur kontakt fizik me ndonjë person dhe për më tepër kishte tentuar që të ulte tensionet e krijuara dhe të evitohej përleshja fizike.
“Sa ishim në zhveshtore duke festuar pashë se jashtë filloi një tollovi mes tifozëve dhe pjesëmarrëve të cilët ndoqën ndeshjen. Si drejtor i klubit KF Pirana, më takonte që të parandaloja ndonjë përleshje mes dy palëve dhe ndërhyra që t’i ndaja”, shkruan ai.
“E kam për obligim që para jush të sqaroj që unë nuk jam përleshur dhe nuk kam patur kontakt fizik me asnjë person. Unë gjatë gjithë asaj kohe tentova që mos të ketë tensione dhe përleshje fizike”, shtoi Florent Ukaj
(Kosova Sot Online)