Paralajmërimi i ish-zv. shefes së NATO-s: Putin mund të urdhërojë për sulm bërthamor

  • E.k /
  • 14 September 2022 - 09:55
Paralajmërimi i ish-zv. shefes së NATO-s: Putin mund të urdhërojë për sulm bërthamor

Presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë armët bërthamore për t’u hakmarrë për humbjet shkatërruese në verilindje të Ukrainës.

Kështu ka paralajmëruar ish-zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, shkruan The Sun.

“Kam frikë se ata do të kundërpërgjigjen tani në mënyra vërtet të paparashikueshme që mund të përfshijnë edhe armë të shkatërrimit në masë”.

Ish-diplomatja amerikane paralajmëroi se Moska mund të urdhërojë një “sulm demonstrues bërthamor, mbi Detin e Zi ose ndonjë goditje në një objekt ushtarak ukrainas”.

Ajo tha se kjo do të projektohej për të “futur terror jo vetëm në zemrat e ukrainasve, por edhe të partnerëve dhe aleatëve globalë”.

Paralajmërimi i saj vjen pasi trupat e Ukrainës rimorën një pjesë të provincës verilindore të Kharkivit, me zyrtarët amerikanë që pretendojnë se fitorja mund të shënojë një pikë kthese në luftë.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se trupat e tij kishin çliruar më shumë se 6,000 kilometra katrorë tokë në vetëm 12 ditë në një sulm befasues.

Ish-shefi i ushtrisë britanike, gjenerali, Lordi Richard Dannatt, tha se ishte jetike që të dërgoheshin më shumë armë për të “vazhduar presionin mbi Rusinë”.

Tërheqja e Kharkiv ishte humbja më e rëndë e Rusisë që nga humbja e saj nga Kievi pranverën e kaluar.

(Kosova Sot Online)