![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Kolegët e familjarët mblidhen për ta kujtuar punën dhe veprimtarinë e oftalmologut që vdiq dje
![Kolegët e familjarët mblidhen për ta kujtuar punën dhe veprimtarinë e oftalmologut që vdiq dje](/uploads/kosova-sot/images/2022/September/14/auto_306266436_3276789922637791_7675839730152138988_n-600x3601663154649.jpg)
Kolegë, miq dhe familjarë janë mbledhur sot dhe kanë përkujtuar punën dhe veprimtarinë e specialistit të oftalmologjisë, Visar Hurglicës, i cili vdiq dje në moshë të re.
Drejtori i Klinikës së Oftalmologjisë, Ardian Shabani, tha se ishte një profesionist i shkëlqyer dhe shumë i afërt me kolegë dhe pacientë.
“Naser Salihu, Kryetar i Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës foli për punën dhe angazhimin që kishin bashkë në kuadër të të njëjtit repart Klinikës së Oftalmologjisë, duke shprehur, shquhej për entuzaizmin e tij, vullnetin, por mbi të gjitha edhe për afërsinë që kishte ndaj pacientit.
Në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti motra e doktorit të ndjerë, ku falenderoi të pranishmit që po ndajnë dhimbjen bashke më familjen”, thuhet në njoftimin e ShSKUK’së.
Njoftimi i plotë:
Kolegë, miq dhe familjarë, kanë përkujtuar punën dhe veprimtarinë e Dr. Visar Huruglica, specialist i oftalmologjisë, në mbledhjen komemorative të mbajtur sot në QKUK.
Ardian Shabani, drejtor i Klinikës së Oftalmologjisë në QKUK, pasi paraqiti biografinë e dr. Huruglicës, mes tjerash evakuoi kujtime nga puna e përbashkët në klinikë.
Para të pranishmëve, mes tjerash, ai tha se dr. Visari ishte një profesionist i shkëlqyer dhe shumë i afërt me kolegë dhe pacientë.
Naser Salihu, Kryetar i Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës foli për punën dhe angazhimin që kishin bashkë në kuadër të të njëjtit repart Klinikës së Oftalmologjisë, duke shprehur, shquhej për entuzaizmin e tij, vullnetin, por mbi të gjitha edhe për afërsinë që kishte ndaj pacientit.
Në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti motra e doktorit të ndjerë, ku falenderoi të pranishmit që po ndajnë dhimbjen bashke më familjen.
(Kosova Sot Online)