![](/uploads/kosova-sot/images/2022/September/15/200x200_e33331663228186.png)
Lexoni edhe:
I sëmurë dhe në ‘të zezë’ në Gjermani, kosovari s’guxon të shkojë te mjeku se e kthejnë në Kosovë
Policia ka arrestuar një të dyshuar për ngacmimin e një gruaje me fëmijen e saj.
I dyshuari dhe gruaja janë përleshur mes vete dhe për pasojë kanë pësuar lëndime trupore.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti në polici është hapur si “ngacmim” dhe “lëndim i lehtë trupor”.
Njoftimi i plotë i policisë:
NGACMIM SEKSUAL & LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Rahovec 14.09.2022-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti i ka ngacmuar verbalisht dy viktimat një femër me fëmijën e saj mashkull kosovar-e . I dyshuari dhe viktima femër janë përleshur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje .
(Kosova Sot Online)