
Lexoni edhe:
Çfarë po zihet, Lajçak vizitë të paparalajmëruar në Prishtinë, Kurti lëshon Kuvendin për ta takuar
Anëtari i VV-së, Ismajl Kurteshi, që sot pati një shkëmbim të ashpër fjalësh me bashkëpartiakun e tij Arianit Sadiku në seancën e Kuvendit komunal në Gjilan, ka folur rreth shkakut të përplasjes së tyre verbale.
Kurteshi që për disa mandate ka qenë edhe deputet i VV-së në Kuvendin e Kosovës tha se Sadikut që është kryesues i Kuvendit komunal, ia ka tërhequr vërejtjen edhe më herët për mosrespektim të rregullores së Kuvendit.
“Ka qenë një reagim i imi si këshilltar komunal meqë rast kam kërkuar nga kryesuesi që ta respektojë rregulloren e punës të cilën ai shpeshherë përshkak të tolerancës që e ka bërë ndaj opozitës nuk e ka respektu rregulloren. Unë ia kam tërheqë vërejtjen disa herë, sot ia kam tërheqë vërejtjen pak më zëshëm sepse ishte vazhdim i seancës dhe meqenëse kam përvojë në punët e kuvendeve dhe e di se kur vazhdon seanca nuk ka aty ndërhyrje e diskutime jashtë rendit të ditës por e kam bërë me një ton pak më të lartë”, tha Kurteshi.
Ai tha poashtu se ka kërkuar nga Sadiku që ta bëjë punën e tij si duhet ose ta lirojë pozitën.
“Edhe ajo ka qenë në vazhdën e asaj kur ia kam tërhequr vërejtjen kryesuesit disa herë që duhet të respektohet rregullorja sepse është obligim i kryesuesit dhe i neve të gjithëve dhe pas disa herëve që ia kam tërheqë vërejtjen dhe disa herë foltorja është keqpërdorë nga shefi i opozitës, kryesuesi vazhdimisht e ka toleru po e kam thënë edhe atë që ose respektoje ose liroje pozitën, kjo vlen për shumë njerëz në Kosovë, atij i kam hypë në qafë e kam veçu prej tjerëve që nuk i dalin zot punëve të tyre e që qëndrojnë në ato vende pune, nuk ka asgjë dramatike”, tha Kurteshi.
Asambleisti Kurteshi mohoi se përplasja verbale me bashkëpartiakun Sadiku lidhet me ndonjë përçarje në degën e VV-së në Gjilan.
“Absolutisht s’ka të bëjë me Vetëvendosjen në Gjilan, ky ka qenë një debat mes një këshilltari komunal dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal. Kryesuesi ka mund të jetë edhe i ndonjë partie tjetër, ne jemi të dy të Vetëvendosjes, por kjo s’lidhet me parti, kjo lidhet me mënyrën e udhëheqjes së Kuvendit Komunal dhe çfarëdo përpjekje me i dhënë ngjyrim tjetër është i kotë, nuk ka sene tjera këtu”, tha ai.
(Kosova Sot Online)