Lexoni edhe:
“A pajtoheni se mësimdhënësit janë analfabetë?”, Replikat mes deputetit të PDK-së dhe ministres
Euro ka prekur një minimum të ri historik ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 116.57, në rënie me 0.77 lekë krahasuar me të mërkurën.
Vlera e shënuar sot është më e ulët se niveli prej 116.6 lekësh, që ishte shënuar në fund të korrikut.
Agjentët e këmbimit valutor vlerësojnë se bëhet fjalë për një rënie të papritur. Hera e fundit që tregu valutor pati një moment të tillë ishte muaji mars, kur euro në fakt u vlerësua me afërsisht 5% në pak ditë. Leku nga ana tjetër, është forcuar ndjeshëm sot kundrejt të gjitha valutave të tjera kryesore. Kurse, dollari amerikan zbriti sërish të enjten në nivelin e 116.53 lekëve.
(Kosova Sot Online)