Lexoni edhe:
Zyra e Kryeministrit po thotë se Lajçak e ka mohuar që ka “kornizë të re” të dialogut, jep pak detaje nga takimi
Një protestë sot organizohet në Mitrovicë pasi që një vajzë bëri vetëvrasje për shkak të kërcënimeve të marra nga i fejuari i saj. Protesta organizohet me iniciativë të prindërve të Betina Ymerit, dhe mbahet rreth orës 12:00 para gjykatës themelore të Mitrovicës me motën “Mos t’ndodhë ma”.
Me datën 08.09.2022, në orët e mbrëmjes Policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ishte dërguar një person e gjinisë femërore pa shenja jete.
Policia ka arrestuar një person për dyshimin e kryerjes së veprës-shtytje në vetëvrasje
Policia e Kosovës ka bërë me dije se, hetuesit e NJHR-së kanë arrestuar personin L.SH, 19 vjeçar, duke u bazuar në dyshimet se viktima kohët e fundit kishte qenë në presion të vazhdueshëm nga i dyshuari, në këtë rast i fejuari i viktimës.
Njoftimi i plotë i policisë:
Mitrovicë, 08/09 Shtator 2022Me datën 08.09.2022, në orët e mbrëmjes Policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ishte dërguar një person e gjinisë femërore pa shenja jete.Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa sipas mjekut kujdestar viktima B.Y e moshës 19 vjeçare ishte pranuar në spital pa shenja jete.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa policia ka filluar me veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, ku në cilësi të dëshmitarëve janë intervistuar disa dëshmitarë kurse rasti me udhëzim të prokurorit ishte cilësuar si ,,Vdekje e dyshuar”.Me datën 09.09.2022, rreth orës 21:40, si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në Mitrovicë Jug (NJHR) në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit e NJHR-së kanë arrestuar personin L.SH, 19 vjeçar, duke u bazuar në dyshimet se viktima kohët e fundit kishte qenë në presion të vazhdueshëm nga i dyshuari, në këtë rast i fejuari i viktimës.
Ndaj të dyshuarit në fjalë është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale: ,,Shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje”, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetimet në lidhje me këtë rast do të vazhdojnë nga ana e hetuesve të NJHR-së në koordinim me prokurorin e shtetit.
(Kosova Sot Online)