Ulen çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri

  • E. /
  • 16 September 2022 - 14:41
Ulen çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur sot të ulë çmimin e naftë dhe benzinës në vend.

Sipas vendimit, një litër naftë do të shitet me 216 lekë [1.85 euro], ndërsa benzina do të shitet me 194 lekë [1.66 euro] për litër.

Çmimi i gazit gjithashtu u ul në 77 lekë [0.66 euro] për litër.

Sipas llogarive, çmimi i naftës është ulur me 8 lekë, benzina me 4 lekë dhe gazi me 1 lek.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

“Ministria e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.

(Kosova Sot Online)