Tetë nipër e mbesa të Mbretëreshës do të qëndrojnë pranë arkivolit të saj

  • E.k /
  • 16 September 2022 - 15:08
Tetë nipër e mbesa të Mbretëreshës do të qëndrojnë pranë arkivolit të saj

Tetë nipërit e mbesat e Mbretëreshës Elizabetë II do të qëndrojnë pranë arkivolit të saj në Westminster Hall për 15 minuta të shtunën mbrëma, dhe lajmin për The Guardian e kanë konfirmuar burimet mbretërore.

Princërit William dhe Harry do të qëndrojnë në krye të arkivolit, dhe do të jenë të veshur në uniformë, të shoqëruar nga nipër dhe mbesa të tjera të veshur në kostume mëngjesi dhe në fustane formale.

Mbretëresha do të varroset nesër më 17 shtator, nëntë ditë pasi u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare.

(Kosova Sot Online)