Ambasadori jep sinjale për vizat pas deklaratës së përbashkët të Francës, Gjermanisë e Polonisë

  • 17 September 2022 - 08:39
Ambasadori jep sinjale për vizat pas deklaratës së përbashkët të Francës, Gjermanisë e Polonisë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka paralajmëruar lajme të mira për Kosovën nga Bashkimi Evropian që lidhen me liberalizimin e vizave. Ky reagim i tij vjen pas deklaratës së përbashkët nga Franca, Gjermania dhe Polonia, ku është kërkuar progres për liberalizim të vizave për Kosovën.

“Lajm inkurajues për Kosovën do të jepet së shpejti nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Rhode.

Kështu, ka deklaruar Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, pas deklaratave nga Gjermania, Franca dhe Polonia, të cilët kanë bërë thirrje për progres në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Po ashtu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas deklaratave të tri shteteve, të cilat ndryshe njehen dhe si i ‘Trekëndësh i Weimarit’, duke thënë se është një përkushtim i qartë për zgjerimin e BE-së.

Ndërkaq, në Twitter, Kurti është shprehur se është duke e pritur me padurim një  vizitë nga krerët e tre vendeve në Republikën e Kosovës.

Shtetet evropiane, Franca, Gjermania dhe Polonia të premten përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar progres për liberalizimin të vizave për Kosovën.

Gjithashtu, këto tri shtete, në komunikatën e tyre kanë thënë se janë të përkushtuara ndaj Procesit të Berlinit. Sipas, njoftimit të tyre pritet ta vizitojnë Ballkanin që t’i forcojnë raportet e Bashkimit Evropian me Ballkanin.

(Kosova Sot Online )