![](/uploads/kosova-sot/images/2022/September/19/200x200_mreb-752x4401663578267.jpg)
Lexoni edhe:
Fakte: Mbretëresha nuk i ka ngrënë kurrë koret e bukës, bananen e hante me thikë e pirun
Komuna e Mitrovicës së Jugut me urdhëresë e ka ndaluar qarkullimin e të gjithë trotineteve elektrikë, biçikletave elektrike, motoçikletave dhe mopedëve elektrikë në sheshin e Komunës së Mitrovicës.
Po ashtu kjo komunë, ua ka ndaluar qarkullimin e të gjithë trotineteve elektrikë, biçikletave elektrike, motoçikletave dhe mopedëve elektrikë në hapësira ku ka qarkullim të lartë të këmbësorëve.
“Ndalohet qarkullimi i të gjithë trotineteve elektrik, biçikletave elektrike, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në sheshin e Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe në hapësirat publike ku ka qarkullim të lartë të këmbësorëve”.
(Kosova Sot Online)