“Dyshohet se ishte planifikuar atentat edhe ndaj Isa Mustafës, e dinë organet e drejtësisë”

  • E. /
  • 19 September 2022 - 14:31
“Dyshohet se ishte planifikuar atentat edhe ndaj Isa Mustafës, e dinë organet e drejtësisë”

Avokati Besnik Berisha, ish-këshilltar i Isa Mustafës kur ky i fundit ishte kryeministër i vendit, tha se Albin Kurti nuk është i vetmi kryeministër i Kosovës për të cilin dyshohet se ishte planifikuar atentat.

“Kurti nuk eshte i vetmi kryeminister i Kosoves per te cilin dyshohet se ishte planifikur atentat ( nese vec ka qene e vertete kjo). Situate e njejte ka qene edhe me ish Kryeministrin Mustafa”, ka shkruar Berisha.

Avokati thotë se detajet për këtë i dinë edhe organet e sigurisë.

“Detajet i dine organet e sigurise me te cilat une si keshilltar i tij kam bashkepunuar ngushtesisht ne hetimin e ketij rasti”, ka shkruar Berisha.

A2CNN raportoi sot se në vitin 2021 kishte ekzistuar një plan për vrasjen e kryeministrit Albin Kurti nga një shtetas i Shqipërisë.

(Kosova Sot Online)