“Atentati ndaj Kurtit ishte i klasifikuar të mos dilte për 10 vjet”

  • E.k /
  • 20 September 2022 - 08:25
“Atentati ndaj Kurtit ishte i klasifikuar të mos dilte për 10 vjet”

Gazetari nga Tirana, Isa Myzyraj, ka thënë se rrjedhja e informacioneve nuk janë publikime normale. 

Myzyraj, ka thënë se dokumenti ku flitej për atentatin ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ishte klasifikuar të mos publikohej për 10 vjet.

“Ne ende nuk e dimë se deri ku arrijnë këto informacione. Ndoshta kjo është vetëm maja e icebergut nëse mund të themi kështu. Agjencitë si shqiptare ashtu edhe amerikane e të NATO-s, kanë thënë se janë duke e ndihmuar Shqipërinë për të minimizuar sulmin. Autoritetet në Shqipëri vazhdimisht kanë thënë se nuk ka rrjedhje të informacioneve, por për hire të së vërtetës gjithë këto publikime konfidenciale, nuk janë publikime normale. Psh atentati ndaj z. Kurtit ishte i klasifikuar për 10 vjet, pra për 10 vjet nuk mund të dilte në publik”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)