
Lexoni edhe:
Pamje: Njësitë Speciale në lagjet e njohura të Prishtinës, arrestohen disa persona
Kryeprokurori i Prokrurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, tha se aksioni “Brezovica 6” nuk ka përfunduar ende, teksa konfirmon se ka persona të cilët janë shoqëruar në polici.
I kontaktuar kryeprokurori Jashari tha se pas përfundimit të aksionit prokuroria do të dal me një komunikatë për media.
Pamje: Njësitë Speciale në lagjet e njohura të Prishtinës, arrestohen disa personaLexoni edhe:
“Aksioni ende s’ka përfunduar. Ka persona të shoqëruar në polici. Kryesisht dyshohen për marrje dhe dhënie ryshfeti, keqpërdorime etj”, tha Jashari të mërkurën.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Ferizajt.
Zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në lagjen “Velania” të Prishtinës si dhe në rreth 10 lokacione të tjera.
(Kosova Sot Online)