Aksioni në lagjet e njohura të Prishtinës, flet prokurori Maloku: Janë arrestuar 7 persona

  • E.k /
  • 21 September 2022 - 09:48
Aksioni në lagjet e njohura të Prishtinës, flet prokurori Maloku: Janë arrestuar 7 persona

Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku ka konfirmuar se numri i personave të arrestuar në këtë aksion që nisi sot herët në mëngjes ka shkuar në shtatë.

Prokurori i Prokruroisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku tha  “janë arrestu shtatë persona”

Aksioni është duke vazhduar dhe pas përfundimit të tij prokuroria do të dal me një komunikatë për media.

Personat e arrestuar dyshohen kryesisht për marrje dhe dhënie ryshfeti, keqpërdorime etj.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Ferizajt.

Zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në lagjen “Velania” të Prishtinës si dhe në rreth 10 lokacione të tjera.

(Kosova Sot Online)