Lexoni edhe:
Detaje për aksionin “Brezovica”, dërgohen në mbajtje 7 persona – sekuestrohen prova të ndryshme
Gjatë Komisionit për Arsim, ka raportuar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, lidhur me grevën që ka filluar më 25 gusht.
Derisa po fliste, Jasharaj përmendi deklaratën e Kurtit se “Jasharaj iu drejtua ‘ndihmon si vëlla’”.
Pas raportimit, kryetari i këtij komisioni, Ardian Gola, i tha Jasharajt që mos të përmend emra specifikë që nuk janë aty.
Golës i reagoi vetë Jasharaj.
“A isha në parlament kur u bullizova.. Nëse ma ndalni fjalën, atëherë po shkoj në shpi unë”, tha Jasharaj.
Gjatë këtij diskutimi u përfshi edhe anëtarja e këtij komisioni nga LDK, Vlora Dumoshi.
“Kryetar gabim e ki, është kah e raporton gjendjen”, tha Dumoshi.
“A ta ruajmë qetësinë”, tha më pas Gola.
(Kosova Sot Online)