Mandl: Popullsia e Kosovës është e bllokuar, duhet liberalizim

  • E. /
  • 23 September 2022 - 12:27
Mandl: Popullsia e Kosovës është e bllokuar, duhet liberalizim

Deputeti i Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl, i cili është përkrahës i Kosovës ka marrë pjesë në samitin dixhital në Prishtinë, ka deklaruar se Popullsia më e re e Kosovës është e bllokuar në Kosovë

“Më vjen mirë qe jam përsëri në Kosovë. Isha pjesë e samitit dixhital në Prishtinë dje me ministrin e Ekonomisë dhe kjo do të thotë shumë për mua dhe më vjen mirë që Kosova tregoi që mund të jetë pjesë e samitit”, tha ai.

Ndryshe samiti dixhital është një ndër ngjarjet më të mëdha në rajon dhe për herë të parë këtë vit është mbajtur në Prishtinë ku pjesëmarrës ishin nga shtetet e ndryshme të rajonit dhe Evropës.

Ky samit u vlerësua si mundësi e mirë për të thelluar dhe krijuar rrejte të reja për të rinjtë në fushën e dixhitalizimit.

(Kosova Sot Online)