Një burrë kafshohet nga qeni në Prishtinë, intervistohet pronarja e tij

  • E.k /
  • 26 September 2022 - 09:28
Një burrë kafshohet nga qeni në Prishtinë, intervistohet pronarja e tij

Një burrë në rrugën “UÇK” në Prishtinë është kafshuar nga një qen.

Lidhur me rastin është intervistuar pronarja e qenit.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKATIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Rr. UÇK-së, Prishtinë, 25.09.2022-123:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar-kafshuar nga qeni i të dyshuarës femër kosovare. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)