![](/uploads/kosova-sot/images/2022/September/27/200x200_thumbs_b_c_018631eba40f1094e92a53284d8a58fd1664259134.jpg)
Lexoni edhe:
Arroganca dhe sjelljet e papërgjegjshme të deputetëve po monitorohen
Mimoza Ahmetaj, ish-ministre e Integrimeve Evropiane të Kosovës, ka thënë që më 13 tetor mund të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës.
Ahmetaj ka thënë ky është një momenti ri edhe brenda Bashkimit Evropian dhe si rrjedhojë sipas saj, presim që edhe Kosova ta përjetojë liberalizimin e vizave “gjë që e ka merituar edhe më herët”.
Arroganca dhe sjelljet e papërgjegjshme të deputetëve po monitorohenLexoni edhe:
“Më 13 tetor në Luksemburg, ministrat e drejtësisë dhe të brendshëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, do të takohen për një takim informal ku temë e ditës do të jetë çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Ahmetaj në Klan Kosova.
“Besoj që tani kemi arsye të gëzohemi. Ky lajm vjen pas rrethanave të reja politike që janë në Evropë – pas luftës në mes të Rusisë dhe Ukrainës. Ne presim që edhe Kosovës t’i liberalizohen vizat”, ka thënë ajo.
(Kosova Sot Online)