Kryeshefi i Trepçës flet për gjendjen e 120 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar

  • E.k /
  • 27 September 2022 - 14:46
Kryeshefi i Trepçës flet për gjendjen e 120 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar

Kryeshefi i Trepçës, Enis Abdurrahmani, ka folur rreth gjendjes së rreth 120 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar në Trepçë, shkaku i ndërprerjes së rrymës.

Në një prononcim, Abdurrahmani ka deklaruar se gjendja e minatorëve është e mirë dhe se për 30 minuta pritet t’i nxjerrin jashtë përmes ashensorit.

“Rrufeja i ka shkatërru disa izolatorë në rrjetin energjetik që është 85-shi, pra që është rrjeti i përgjithshëm i rrymës. Në bashkëpunim me KESCO-n me ekipe jemi duke e bërë sanimin e problemit. Gjendja e tyre është e mirë. Brenda 30 minutave e bëjmë sanimin e rrjetit dhe i nxjerrim përmes ashensorit. Ata kanë mbetë në horizontin e 11-të, 10-të dhe 9-të”, ka thënë Abdurrahmani.

Rastin e ka konfirmuar edhe kreu i sindikatës së minatorëve, Gani Osmani.

Ai ka thënë se janë në pritje të ardhjes së rrymës, në mënyrë që minatorët të dalin jashtë.

“Janë në minierë nga 120 minatorë, ndërrimit të parë. Ata janë hala aty deri të ndreqet rryma. S’munden me dalë der isa të vjen rryma, si të ndreqet defekti ata munden për 10 minuta me dal jashtë”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)