Ketri i kuq mbyll furrën skoceze për dy ditë

  • E.k /
  • 28 September 2022 - 09:25
Ketri i kuq mbyll furrën skoceze për dy ditë

Një furrë buke në Skoci është mbyllur për dy ditë për shkak të pranisë së një hajduti të pazakontë – një ketri të kuq.

Furra e Greggs në Pitlochry u mbyll të dielën pasi një ketër i kuq u gjet duke jetuar në çati një ditë më parë, dhe i cili u fotografua nga një dritare duke u endur nëpër biznesin e mbyllur.

Furra buke mbeti e mbyllur të hënën pasi përpjekjet fillestare për ta nxjerrë sigurt ketrin ishin të pasuksesshme.

SPCA skoceze konfirmoi se ishte kontaktuar të shtunën.

“Meqenëse ketri ishte shumë lart në çati, ne këshilluam anëtarin e biznesit që të linte një dalje për ketrin me shpresën se kafsha do të zbriste vetë”, tha një përfaqësues për BBC.

“Fatkeqësisht, nuk ka qenë kështu dhe një anëtar i ekipit tonë të shpëtimit të kafshëve tani është në proces të përpjekjes për të hyrë në dyqan për të vlerësuar situatën”

Specialistët po punojnë për nxjerrjen e sigurt të ketrit, i cili është një specie e mbrojtur në Skoci. Zyrtarët e Greggs thanë se dyqani do të pastrohet plotësisht përpara se të rihapet pasi kafsha të jetë e sigurt jashtë.

(Kosova Sot Online)