Lexoni edhe:
Ambasadori gjerman sqaron kur mund të nisë udhëtimi pa viza, nëse BE vendos t’i heq ato
4 ditë punë në javë, ka sjellë kënaqësi më të lartë të stafit dhe asnjë rënie të produktivitetit, thotë një punëdhënës australian që pohoi se nuk kishte më shanse që t’i detyronte punonjësit e tij të punon 5 apo 6 ditë në javë.
Biznesmeni dhe themeluesi i kompanisë Perpetual Guardian në Zelandën e Re, e testoi njëherë në fillim këtë model pune dhe vuri re se ishte goxha produktive dhe stafi ishte më i lumtur.
Ambasadori gjerman sqaron kur mund të nisë udhëtimi pa viza, nëse BE vendos t’i heq atoLexoni edhe:
Denis Moriarty, shefi i ndërmarrjes, ka provuar një javë pune katër-ditore që nga gushti dhe thotë se dita shtesë e pushimit i ka bërë punonjësit më produktivë.
“Nuk ka shanse të kthehemi me modelin 5 ditë punë. Stafi tani është më i mirë. Kalojnë më shumë kohë me familjen, ose merren me një hobi të ri.” – tha shefi.
Disa kompani operojnë në katër ditë në javë me orë më të gjata, por Moriarty beson se nuk është mirë të detyrohen më shumë orë. Gjithashtu, tregon se rroga nuk ka ndryshuar aspak.
(Kosova Sot Online)