Lexoni edhe:
Qeveria Kurti e meriton të shpërblehet nga BE me vendimin për liberalizimin e vizave
Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, sot në Prishtinë tha se po lobon te shtetet skeptike të BE-së që të miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në konferencën për gazetarë, kryediplomati çek Lipavsky tha se i ka kërkuar homologut holandez ta dijë qëndrimin e shtetit holandez rreth heqjes së vizave për kosovarët.
Qeveria Kurti e meriton të shpërblehet nga BE me vendimin për liberalizimin e vizaveLexoni edhe:
“Pritjet e mia nga vendimet politike janë të larta dhe është çështja e vizave është shumë e lartë në agjendën time. Kam kërkuar nga ministri i Jashtëm i Holandës qëndrimin e tij, por ai ka thënë se do të shohim aspektin teknik dhe shpresoj që përmes kësaj do të kemi lëvizje dhe pastaj do të vendosim për aspektin politik”, tha Lipavsky.
Çekia e ka vendosur lartë në agjendën e saj si udhëheqëse e Këshillit Evropian, çështjen e liberalizimit të vizave.
Nga presidenca çeke e BE-së thanë se do të bëjnë ç’është e mundur që temën e vizave ta fusin në agjendën e ministrave të Këshillit të BE-së sa më parë.
Zëdhënësi i presidencës çeke konfirmoi se raporti i ri i Komisionit Evropian me përditësime teknike të liberalizimit të vizave do të prezantohet në Grupin Punues për Viza të Këshillit Evropian më 13 tetor.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën ndodhet shumë lart në agjendën e Presidencës Çeke. Aktualisht, Komisioni Evropian është duke përgatitur një raport për situatën aktuale, i cili do të shërbejë si bazë për të nisur një debat për miratimin e liberalizimit të vizave në Këshillin e BE-së. Ky raport pritet të prezantohet në takimin e Grupit Punues për Viza më 13 tetor 2022”, ka thënë ai.
Përgatitjen e raportit të përditësuar teknik për liberalizimin e vizave për Kosovën e konfirmuan dje për Express edhe nga vet Komisioni Evropian.
Futja e temës së liberalizimit të vizave në agjendën e këtij organi përgatitor të Këshillit Evropian pritet të jetë bazë për lëvizjen e çështjes së liberalizimit të vizave edhe në Këshillin e Ministrave të BE-së.
Ministra e Brendshëm dhe të Drejtësisë së BE-së do të mblidhen më 13 dhe 14 tetor për të diskutuar çështjet e brendshme të unionit, ku bën pjesë edhe zona Schengen përkatësisht liberalizimi i vizave.
Megjithatë një zyrtar i BE-së tha për Express se tema e vizave s’do të jetë në agjendën e takimit të 13 dhe 14 tetorit.
Të njëjtit ministra do të mblidhen edhe më 8 dhe 9 dhjetor, megjithatë nuk dihet nëse ata do ta diskutojnë punën e vizave, pasiqë agjenda e tyre nuk dihet dhe e njëjta do të bëhet e ditur tri javë para takimit.
(Kosova Sot Online)