Lexoni edhe:
Ultimatumi i BE-së për qeverinë e Serbisë dhe presidentin Vuçiq, sanksione urgjente kundër Rusisë dhe nënshkrimi i marrëveshjes finale për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Edona Maloku-Bërdyna, zëvendësministrja e Arsimit, ka thënë se nuk do ta shfuqizojnë udhëzimin administrativ për shaminë, por ka deklaruar se janë duke punuar në rregullimin apo përpilimin e një kodi të mirësjelljes për te gjitha nivelet e arsimit.
Gjatë muajit gusht ka pasur thirrje që udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e shamisë për vajzat nën moshën 18 vjeçare të shfuqizohet.
“Ajo që jemi duke bërë në ministri, jemi duke punuar në rregullimin apo përpilimin e një kodi të mirësjelljes për te gjitha nivelet e arsimit. Duam të dalim me disa parime mbi atë se si duhet të vishen komunitetet e shkollave jo vetëm për nxënësit por edhe për mësimdhënësit”, ka thënë Maloku-Bërdyna.
Sipas saj shfuqizimi i udhëzimit administrative do të shkaktonte vakum ligjor.
Në lidhje me çështjen e shamisë ka pasur shumë debate nëse duhet të shqyrtohet në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut apo të konsiderohet si diçka e imponuar.
Po ashtu në këtë debat përflitet edhe definicionit i laicitetit dhe sekularizmit.
(Kosova Sot Online)