Parashikohet rritje e çmimeve të hoteleve në vitin 2023
Një raport i fundit nga American Express Global Business Travel ka zbuluar se çmimet e hoteleve do të rriten gjatë vitit të ardhshëm, me qytetet evropiane që do të përjetojnë rritjet më të mëdha.
Ndërkohë, Raporti i Çmimeve të Hoteleve 2023 i Kompanisë së Menaxhimit të Udhëtimit (TMC) theksoi se hotelet përballen me shumë çështje që do të rrisin çmimet, duke përfshirë mungesat e stafit, trajtimin e kërkesës së ulët dhe inflacionit në rritje, raporton SchengenVisaInfo.com .
Sipas American Express GBT, çmimet e hoteleve janë rritur ndjeshëm këtë vit, veçanërisht në destinacionet që hoqën kufizimet e tyre të udhëtimit në fillim të vitit 2022, gjë që çoi gjithashtu në një fluks vizitorësh kryesisht për argëtim.
Për më tepër, parashikimi i TMC thotë se rajoni i BE-së dhe i Amerikës do të përjetojnë rritjet më të mëdha të tarifave të hoteleve gjatë vitit 2023, krahasuar me qytetet në Azi Paqësor, të cilat do të kenë një rritje më të ulët.
Ndër destinacionet që do të pësojnë rritje më të lartë çmimi në vitin 2023 janë këto:
Paris +10 për qind,
Stokholm +9 për qind
Dublini +8.5 për qind
Ndërsa Londra, e cila arriti një normë rekord të rritjes së çmimeve të hoteleve gjatë kësaj vere, pritet sërish të rrisë çmimet e hoteleve me 6.2 për qind vitin e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, Amsterdami dhe Frankfurti do të shohin gjithashtu një rritje prej 7.5 për qind në çmimet e hoteleve në 2023.
Megjithatë, rritjet më të mëdha që do të ndihen jashtë BE-së janë në qytete si Nju Jorku me +8,2 për qind, Sao Paulo me +7,7 për qind, San Francisko me +7,3 për qind dhe Dubai me shtatë për qind.
(Kosova Sot Online)